Prapa\Filmat e Edicionit të 7-të\  

MURI | WALL

 

Sinopsis:
Ylberi rrënon mure, që krijojnë mure ndarëse në mes njerëzish e popujsh. Ai është i sëmurë, dhe sëmundjen e tij, Limoni (kryetari i katundit), tenton që ta shfrytëzoj, për të arritur idealet e tij, në raport me rrethanat e krijuara në fshat. Kryetari, organizon promovimin e një rruge që lidh dy mentalitete, fshat-qytet. Rruga do të merr emrin e një heroi të fshatit. Ajo rrugë në bazë të shenjave orientuese duket se nuk të qon askund. Rrugët politike përkarshi rrugëve njerëzore janë të shkurtra dhe mund të maten me hapa, përderisa, rrugët e Ylberit, dalin të jenë rrugë që tejkalojnë mentalitete e shtete. Janë rrugë, që duan me i shëruar hasmëritë ndërnjerëzore. Në fund, Ylberi do të ngelet i vetmuar në udhëkryq, me fatin e tij.


Producent/Producer: Blerim Gjoci,
Regjia: Gazmend Nela,
Skenari: Naser Shatrolli,
Muzika: Trimor Dhomi,
Kostumet: Leonora Mehmeti,
Skenografia: Artan Hasani,
Ass. Skenografie: Kushtrim Sejdiu,
Montazhi: Arben Shala,
Toni dhe Miksazhi i Zerit: Gezim Berisha,
Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati
Rolet/Cast: Xhelal Haliti, Ilir Prapashtica, Aurtia Agushi, Dardana Mehmeti