Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 5-të\Valon Jakupaj - Çanta  

ÇANTA

Filmi “ Çanta “, është një komedi e zezë e fokusuar në keqkuptimin e rastit. Filmi tregon se si imagjinata e njeriut mund të manipulojë dhe të shtyej dikë të veprojë kundër dëshirës dhe
qëllimeve të tij/saj. Në fund të filmit, keqkuptimi sjell befasi.

Valon Jakupaj lindi në fshatin Skivjan të Gjakovës. Studioi në“London College of Printing “ në drejtimin e filmit dhe të videos me specializim për Producent dhe Regjisor. Ka punuar në
shumë projekte të filmike dhe televizive. Puna e tij është prezantuar në Festivalin e Filmit Shqiptar në Londër më 2005 dhe në TIFF më 2005.