Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 4-të\Birol Urcan - Rikthimi i Lares EN > 

Rikthimi i Lares


SINOPSISI
Gazetarja britanike, Jessica, fotografi italian, Massimo dhe përkthyesi kosovar, Agroni kanë pasur gjasa që kurrë mos të takohen me njëri-tjetrin në jetën e tyre.
Edhe më të vogla ishin gjasat e takimit të kësaj treshe me Selmanin dhe Kadrinë. Por, në Kosovën e vitit 1998, në vrullin e luftës “aksidentalisht”ata takohen bashkë.
Që të pestit takohen një ditë vere diku në malet e Kosovës, dhe për 15 minuta përjetojnë momentet më interesante të jetës së tyre.

BIOGRAFIJA
Birol Urcan është i përfshirë në TV dhe filma që nga viti 2000 kur e ka filluar punën si gazetar dhe producent në Televizion. Gjatë karrierës së tij 7 vjeçare ai ka realizuar disa filma dokumentarë, të shkurtë dhe dy të metrazhit të mesëm. Me dokumentarin “Malisheva- vend i harruar” ka fituar çmimin e UNDP-së për zhvillim njerëzor.
Në vitin 2005 ka regjistruar Fakultetin e Arteve- Drejtimi i Regjisë së Filmit në Universitetin e Prishtinës
Filmi “Ka dek’ Tita”, ka pasur reagim pozitiv nga publiku dhe nga kritikët e festivaleve, në të cilat ka marrë pjesë.
“Rikthimi i Larës” është filmi i tij i shkurtë, i katërti me radhë.

Producent/Producer: Blerim Gjoci
Regjia/Director: Biroll Urcan